Shqipëria do ndahet nga Maqedonia e Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Këtë e ka pohuar edhe vetë kryeministri Edi Rama i cili gjatë një konference u shprehe se nëse Bullgaria nuk e heq veton ndaj Maqedonisë se Veriut, vendi ynë do të ndahet dhe do kërkojë këtë në çdo instancë të BE.
“Do presim vendimmarrjen e Këshillit Europian. Shumë besojnë se do ndodhë ajo që duhet. Ata besojnë se Bullgaria do e heqë veton. Nuk jam shumë optimist. Por çështja e datave është e tyre dhe jo e jona. Ne duhet të punojmë për të bërë vendin me standarde.”
“Por në momentin që kjo nuk do ndodhë ne do ndryshojmë kursin. Do kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut. Do e bëjmë në çdo instancë dhe në çdo qeveri të BE. Shqipëria nuk mund të presë të zgjidhe sherret me komshinjtë për tu ulur në konferencë. Do ndryshojë plotësisht.” tha Rama.
Pyetja për Ballkanin e Hpaur duket se ka marrë më pak mbështetje në pyetësorin e qeverisë për qytetarët shqiptarë, krahasuar me pyetjet e tjera. Nga 500 mijë që e kanë marrë pjesë, 59% e tyre janë shprehur në favor.
I pyetur lidhur me këtë në një konferencë për mediat, kryeministri Edi Rama tha se kjo përqindje nuk është pak, marrë shkas edhe nga situata, ku Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Sipas kreu të qeverisë, Ballkani i Hapur nuk mbron interesat e Serbisë.
“59% është mbështetje shumë e fortë, pavarësisht se për të tjerat ka mbështetje edhe më të forta. Procesi ka ndodhur në atë intereferencë që thashë dhe lufta që nisi Rusia ka pasur një impakt psikologjik. Unë nuk kam pritur luftën për të marr vesh çfarë është politika e jashtme e Serbisë.
E dyta, nuk ka qenë vendimmarrja as e imja as e kësaj qeverie që në Ballkan të gjendet edhe Serbia. Ajo është aty, një fqinje. Dhe është një fqinje që do të jetë aty gjithmonë.
Këhstu që marra parasysh këto dy gjëra, marrëdhëniet e fqinjësisë me Serbinë janë të rëndësishme edhe për faktin e ndryshimit mes nesh dhe tyre.
Ballkani i hapur nuk mbron interesat e Serbisë. Serbia ka interesat e veta. Kur flasim për paqe, bëhet me ata që ke problem. Nuk dua të jap as mend dhe as këshilla udhëheqësve në Kosovë. Është në interesin e madh të Shqipërisë që të zgjerojë hapësirën e vet të lëvizjes së njerëzve, të mallrave dhe shërbimeve. Për Ballkanin e Hapur shkoni pyesni fermerët shqiptarë që prej vitesh kanë marrëdhënie në tregun në Ballkan dhe Serbi. Nuk e kuptoj çfarë është ky insistim për një aktivitet ne të mos bëjmë tonën që aktiviteti i njerëzve të lehtësohet. Këtë mund ta pjellë vetëm pjesa e mendjes së mbrapshtë”, deklaroi kryeministri.
g.kosovari