Masakrat në Bucha kanë tronditur jo vetëm Ukrainën, por mbarë botën. Civilë të vrarë dhe të shpërndarë në rrugët e qytetit ishin pamjet që tronditën vendin.
Ukraina ka rimarrë qytetin e pushtuar nga forcat ruse, por të mbijetuarit kanë treguar edhe historitë tmerruese.
Pjesët e trupit të djegur ishin të shpërndara nëpër rrugët e Bucha për ditë të tëra pasi një burrë u vra me një granatë, ndërsa burrat nën 50 vjeç u zhveshën lakuriq, u lidhën dhe u ekzekutuan nga rusët, civilët e traumatizuar kanë zbuluar më shumë histori të rënda nga qyteti ukrainas. .
Një burrë u qëllua për vdekje nga forcat ruse, përpara djalit të tij 14-vjeçar.
Të mbijetuarit nga pushtimi njëmujor i qytetit në rajonin e Kievit kanë filluar të përshkruajnë trajtimin e tyre të tmerrshëm në duart e trupave pushtuese të Putinit pasi zona u çlirua.
Ai i tha për mediat e huaja se kur rusët mbërritën, ata vranë të gjithë burrat e moshës nën 50 vjeç dhe më pas e urdhëruan që të varroste miqtë e tij brenda 20 minutave.
Dy nga miqtë e tij u qëlluan para tij dhe një tjetër u godit nga një granatë, dhe pjesët e trupit të tij mbetën të paprekura për ditë të tëra.
Vanya Skyba gjithashtu ka treguar se si rusët mblodhën një grup ndërtuesish, i urdhëruan ata të zhvishen lakuriq dhe të shtriheshin me fytyrë përtokë, ndërsa trupat dhe telefonat e tyre u kontrolluan për prova të tatuazheve ushtarake apo anti-ruse, transmeton BalkanWeb.
Pas vrasjeve të egra, vendasit thanë se ushtria e Putinit pushtoi shtëpitë e civilëve të vdekur, duke festuar dhe duke vjedhur gjërat e tyre.
Volodymyr Abramov, 72 vjeç, u tërhoq zvarrë nga shtëpia së bashku me vajzën e tij Iryna, 48, dhe burrin e saj Oleg, 40 vjeç, ata hapën zjarr dhe hodhën një granatë brenda ndërtesës.
Dhëndri i Volodymyr ishte detyruar të ulej në gjunjë dhe u qëllua në kokë pa i bërë as një pyetje, shkruan Dailymail.
Një punonjës i Kryqit të Kuq, thotë se nuk është e befasuar Vullnetari 21-vjeçar gjithashtu ka treguar histori të rëndë: “Pashë makina të djegura me mbetjet e njerëzve brenda. Kam parë trupa të pajetë pranë rrugëve.’
Studenti i mjekësisë 21-vjeç ka kryer misione evakuimi rreth Kievit dhe ka arritur të shpëtojë një çift të moshuar në Bucha, të cilët nuk kishin dalë nga banesa e tyre për tre javë pa ngrohje, energji elektrike dhe pothuajse asnjë ushqim./m.j