Gjykata e Posaçme ia kalon për kompetencë Gjykatës së Tiranës që të shqyrtojë padinë për shpifje ndaj Spartak Brahos, i cili u kallëzua nga Komisioni i Rithemelimit për deklaratën që ka bërë në prag të tubimit të 8 janarit pranë selisë së PD-së.
Asokohe, Braho bëri thirrje që të merren masa për sigurinë e zyrtarëve të PD-së, pasi pretendonte se kishte informacione që do të vritej një deputet demokrat.
Por, Gjykata e Posaçme argumenton se në momentin që ka bërë këtë deklaratë, Braho nuk ka patur mandatin e deputetit, ndaj, për këtë arsye, nuk është kompetencë e shqyrtimit të kësaj gjykate.
/a.r