Nisin kërkimet për gjetjen e 10 vjeçarit që u mbyt një ditë më parë në lumin Fan të Mirditës. Që në orët e para të mëngjesit kanë filluar kërkimet për gjetjen e trupit te 10 vjeçarit. Në terren ndodhen forca të shumta policie dhe zjarrfikëse. Rrjedha e lumit vijon të jetë e fuqishme duke vështirësuar kërkimet që po kryhen.
Për të ndihmuar kërkimet krahas të afërmve, banorëve e policisë lokale pritet që të mbërrijnë edhe polumbarët. Në zonë vijon të ketë temperatura të ulëta që pengojnë kërkimet pa mjetet e duhura e gjithë rrjedha e lumit po monitorohet.
I mituri rrëshqiti dhe ra në lumë ndërsa po tentonte të merrte topin që i ra ndërsa luante. Banesa e tij ndodhej pranë lumit dhe në momentin që rrëshqiti ai nuk është parë më. Kërkimet u anuluan mbrëmë për shkak të errësirës për të vijuar prapë sot në mëngjes.
g.kosovari