Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në automjetin e tij. I riu është gjetur në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, brenda automjetit të tij tip “Volvo” të parkuar në një xhep të rrugës.
Sipas News 24 personi në fjalë është identifikluar si shtetasi 38-vjeçar me inicialet B.K.
Policia bën me dije se nga tërësia e veprimeve paraprake të kryera dhe provave të gjetura në vendngjarje dyshohet se shtetasi B. K., si pasojë e depresionit është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari