Ish-kryeministri Sali Berisha i është rikthyer sërish deklaratave të ambasadores amerikane Yuri Kim pak muaj më parë, e cila tha se “demokratët te mos hanë bar”.
Sipas Berishës kjo ishte një frazë e mirëmenduar nga ana e ambasadores, për të cilën u shpreh se duhet të kërkojë falje.
Sipas Berishës, shprehja e përdorur nga diktatori Hoxha u risoll nga ambasadorja për të ofenduar shqiptarët.
“E vërteta është që me demokratët ajo ka bërë gjithçka që të ndërpresë marrëdhëniet me ta që në momentin kur i ka servirur atyre barin.
Prandaj do ta këshilloj guvernatoren Kim që në rast se kërkon të ketë një komunikim ti kërkojë të falur për shprehjen e diktatorit Hoxha. Deri më sot nuk ka kërkuar të falur.
Ajo ishte një frazë e mirëmenduar sepse është e njohur. Ose ajo ka studiuar Enver Hoxhën dhe ka gjetur shprehjen se shqiptarët bar do hanë dhe imperializmit amerikan nuk i nënshtrohen, ose ajo ka pasur lidhje me marksizëm leninizëm. Ajo ishte një përzgjedhje për ti ofenduar shqiptarët”, tha Berisha për A2CNN./m.j