Një 40-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi kishte fshehur një numër të konsiderueshëm armësh në Follorinë. Mësohet se shqiptari i kishte groposur armët gjashtë muaj më parë në një zonë malore të Follorinës. Pasi kishte kaluar kufirin në mënyrë ilegale, shqiptari u kap duke gërmuar në tokë pasditen e së dielës dhe më pas u arrestua.
Gjatë hetimeve u konstatua se në një zonë tjetër malore aty pranë shqiptari kishte fshehur së bashku me një tjetër të huaj katër pistoleta dhe 21 gëzhoja, të cilat u gjetën të groposura në tokë. Armët u konfiskuan dhe u dërguan për ekspertizë balistike.
40-vjeçari u dërgua në Prokurorinë Publike të Follorinës, i akuzuar për shkelje të legjislacionit për armët ndërsa hetimet paraprake vijojnë për përcaktimin e origjinës së armëve. Shtetasi i arrestuar rezulton gjithashtu i shpallur në kërkim, i dënuar me 7 muaj burg nga Gjykata e Selanikut për “vjedhje”. Gjithashtu lidhur me trafikun e armëve është shpallur në kërkim edhe një tjetër shtetas shqiptar, bashkëpunëtor i 40-vjeçarit.
/a.r