Historiani Auron Tare ka publikuar një foto të komunitetit shqiptar në qytetin e Odesës në Ukrainë.
Me anë të një postimi në Facebook, Tare shkruan se mbi komunitetin shqiptar të Ukrainës, nuk ka shumë informacione dhe ka theksuar se prezenca e shqiptarëve vërtetohet nga dy luftërat ruso-turke në fund të vitit 1700 dhe në mes të viteve 1800.
Postimi i Plotë:
Shqiptaret e Odeses. Nje foto historike e komunitetit shqiptar te Ukraines. Fatkeqesisht nuk ka shume informacion mbi origjinen e ketij komunitetit te vendosur ne Odesa dhe ne disa fshatra te Ukraines. Prezenca e shqiptareve ne Ukrainie vertetohet nga dy Luftrat ruso -turke ne fundin e 1700 dhe mesin e 1800.
Ne te paren nje numer i larte shqiptare ishin pjese e ushtrise perandorake Otomane te udhehequra nga Myftar Pasha i biri i Ali Pashe Tepelenes. Deshmite e tija per pjesmarrjen ne kete lufte rregjistrohen nga dy udhetare amerikane qe jane takuar me te ne Janine. Duket se nje pjese e shqiptareve kane vendosur te shperngulen ne Ukraine dhe te ndertojne nje jete te re. Me shume gjasa me vone kane shkuar edhe tregetare te ndryshem te cilet benin tregeti midis territoreve osmane dhe atyre ruse. Kjo foto e rralle eshte nje deshmi e ketij komuniteti qe ende nuk e kishte humbur identitetin e vet.
Lufta e Krimese qe filloi ne Tetor te 1853 ishte lufta me e madhe Europiane pas epokes Napoloniane dhe rreshtoi ne fushen e betejes gati te gjitha fuqite e kohes. Perandorine Ruse, Otomane, Britanike Franceze dhe te gjithe aleatet e tyre. Interesant eshte fakti se si ne Luften e pare Ruso -Turke edhe ne kete beteje shqiptaret ishin te ndare ne fushen e betejes.
Nje repart kryesisht te shqiptareve ortodokse qe vinin nga provincat me shumice shqiptare si Mani, Suli apo Trakia ne rradhet e ushtrise Imperiale Ruse dhe rreth 4500 shqiptare myslimane dhe katolike ne rradhet e trupave te Otomaneve. Lufta e Krimese per nga permasat dhe furia e betejave ka frymesuar mjaft piktore dhe shkrimtare te kohes franceze ruse dhe britanike qe shoqeronin trupat ushtarake.
Nder te tjere Leon Tolstoi i cili pershkruan mjeshterisht skena nga keto beteja te ashpera. Interesant eshte fakti qe ne rradhet e otomaneve ishin nje sere repartesh te ushtrise egjyptiane te Ismail Pashes, Khedivit shqiptar te Egjyptit ku nder te tjera edhe nje repart shqiptaresh jugore.
1. foto nga: (M. Haxhiislami)
2. Pikture ne Muzeumin Benaki te Athines ( autor i pa njohur)
3. shqiptar i kapur rob nga forcat ruse autor piktori rus vereshchagin
4. trupat egjyptiane ne beteje e Krimese/m.j