Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar në lidhje me lajmin për përfundimin e procedurave nga ana e Kanadasë për marrëveshjen e njohjes reciproke të Sigurimeve Shoqërore me Shqipërinë.
“SUPERLAJM! Kanadaja përfundoi procedurat e brendshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore me Shqipërinë. Kjo marrëveshje, e cila hyn në fuqi në 1 gusht 2022, u jep të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet”, ka shkruar Rama.
Marrëveshja për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore u vjen në ndihmë qytetarëve shqiptarë dhe kanadezë në jetojnë e punojnë në vendet respektive, duke koordinuar pagesat dhe përfitimet sipas planeve publike të pensioneve të dy vendeve.
/a.r