“Aston Martin Virage”, makina të tilla u prodhuan pak më shumë se 1050 njësi në total gjatë viteve 1990. Njëra prej tyre i përkiste Massimo Moratti, ish-presidentit historik të Interit.
Sot, ajo makinë kërkon një pronar të ri. Njoftimi është publikuar nga një individ në Romë, në portalin e njohur të internetit “AutoScout24”. “Aston Martin Virage” në fjalë është regjistruar në janar të vitit 1990, blerë nga Massimo Moratti, pronari i parë i saj, në një kohë kur “naftëtari” nuk ishte bërë ende aksioneri më i madh i zikaltërve milanez.
Kupeja britanike, qysh atëherë e deri më sot ka pasur edhe dy pronarë të tjerë dhe ka përshkuar 96.000 km në total. Ky është “Virage” i fundit i ndërtuar me dorë, me pamje të jashtme jeshile dhe të brendshme ngjyrë bezhë.
Një kombinim elegant dhe i rafinuar, i cili shkon mirë me fuqinë e V8 310 kuaj fuqi, të kombinuar me transmisionin manual me 5 shpejtësi. Kjo makinë në shitje është mbajtur në gjendje shumë të mirë, akoma posedon kompletin e dokumentave origjinalë, përfshirë dhe librin e shërbimit.
Kontrolli i fundit i është bërë në vitin 2021. Autpmjeti do t’i shitet pronarit të ri më komplet gomash fringo. Brendësia, nënvizon pronari aktual, është si e re dhe nuk ka asnjë shenjë konsumimi. Cmimi është 85.000 euro.
/a.r