Një automjet bie në liqenin e Belshit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë postës së Policisë.
Një autoveturë ka rënë në liqen për shkaqe ende të paqarta.
Mësohet se brenda makinës ndodhej vetëm shoferi, i cili ka mundur të dalë prej mjetit falë edhe ndihmës së dhënë nga të pranishmit në një biznes aty pranë të cilët e kanë nxjerrë nga uji.
Paraprakisht dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin ndërsa po manovronte për parkim.
Po punohet për nxjerrjen e mjetit nga ujërat e liqenit.
Rasti po trajtohet nga policia vendore.
/a.r