Shkencëtarët e OKB-së kanë ngritur alarmin për ngrohjen globale, duke thënë se tani ose kurrë është momenti që bota të kufizojë ngrohjen globale.
BBC shkruan se shkencëtarët e OKB-së kanë shpalosur një plan sipas të cilit ata besojnë se mund të kufizojë shkaqet rrënjësore të ndryshimeve të rrezikshme klimatike.
Një zyrtar i OKB-së thotë në një raport se duhet të ketë shkurtime “të shpejta dhe të menjëhershme” në emetimet e dioksidit të karbonit (CO2).
Emetimet globale të CO2 duhet të arrijnë kulmin brenda tre viteve për të shmangur ndikimet më të këqija.
Edhe atëherë, botës do t’i duhet gjithashtu teknologjia për të thithur CO2 nga qielli deri në mesin e shekullit.
Pas një sesioni të diskutueshëm miratimi ku shkencëtarët dhe zyrtarët qeveritarë kaluan raportin rresht pas rreshti, Paneli Ndërqeveritar i OKB-së për Ndryshimet Klimatike (IPÇ) ka publikua udhëzimet se çfarë mund të bëjë bota për të shmangur një të ardhme jashtëzakonisht të rrezikshme.
Së pari, lajmi i keq – edhe nëse të gjitha politikat për uljen e karbonit që qeveritë kishin vendosur deri në fund të 2020 do të zbatoheshin plotësisht, bota do të vazhdojë të ngrohet me 3.2C këtë shekull.
Ky zbulim ka shkaktuar zemërimin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
“Kjo lloj rritjeje e temperaturës do ta bënte planetin tonë të goditur nga “valë të nxehti të paprecedentë, stuhi të tmerrshme dhe mungesë të gjerë të ujit. Për të shmangur këtë fat, bota duhet të mbajë rritjen e temperaturave në ose nën 1.5C këtë shekull, thonë studiuesit”, tha Guterrs.
/b.h