UEFA dhe CONMEBOL kanë arritur një marrëveshje e cila si pjesë të saj parashikon në parim edhe ndërthurjen që nga viti 2024 të gjithë skuadrave të Amerikës së Jugut në Ligën e Kombeve, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Kështu kombëtarja e Shqipërisë mund të përballet me dy kombëtaret e mëdha si Argjentina dhe Brazili në të ardhmen në kuadër të garës së lartcekur.
Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çerferin, ka thënë se “ishte e lehtë të ndërtonim një marrëdhënie të frytshme dhe afatgjatë, pasi ndajmë të njëjtin pasion dhe të njëjtën dashuri për futbollin”.
“Kjo zyrë e përbashkët është hapi i ardhës simbolik për drejtimin e duhur të UEFA dhe CONMEBOL. Do të na ndihmojë të punojmë së bashku për të zhvilluar futbollin si dhe konfederatat tonë”, tha presidenti i UEFA-s, Çeferin pas hapjes së zyrës në Londër, ku ishte përkrah homologut të tij të CONMEBOL, Alehandro Dominguez.
Po ashtu raportohet se palët po diskutojnë prej kohësh ndërthurjen e skuadrave të Amerikës së Jugut në Ligën e Kombeve, për të rritur cilësinë e këtij miniturneu, si dhe për t’i dhënë mundësinë vendeve latine që të gjejnë kundërshtarë cilësorë, pasi tashmë e kanë të vështirë të gjejnë data të lira për miqësore me ekipet evropiane.
Ndërsa zyra e përbashkët në Londër do të koordinojnë aktivitetet e përbashkëta, duke filluar nga “Finalisima”, ndeshja mes fitueses së Kampionatit Evropian dhe asaj të Kupës së Amerikës, që inaugurohet këtë vit me Itali-Argjentinë.
Në çfarë formati do të jetë?
Besohet se gjashtë ekipe të CONMEBOL do të hyjnë në Ligën e Kombeve A, ndërsa katër të tjera do të hyjnë në Ligën B.
Meqenëse shumë nga lojtarët e Amerikës së Jugut janë të vendosur tashmë me klubet e tyre në Evropë, shpresohet se organizimi i këtyre lojërave në Evropë do të ndihmojë gjithashtu në uljen e numrit të fluturimeve ndërkontinentale në të cilat duhet të përfshihen emrat e yjeve.
Plani do të zgjeronte Ligën e Kombeve nga 16 skuadrat aktuale në 22 në Ligën A dhe 20 në Ligën B.
Është gjithashtu një hap tjetër në luftën e UEFA-s dhe CONMEBOL-it me FIFA-n, të cilët po përpiqen të realizojnë planet për një Kupë Botërore çdo dy vjet në vend të katër vjetëve aktualë./m.j