Deputeti i PD-së Saimir Korreshi tha në një lidhje ‘Skype’ për Fax News se ngjarjet brenda partisë po kalohen me shqetësim nga demokratët dhe bashkimi është më shumë një shoë mediatik.
Korreshi theksoi se në terren ndjehet përçarje mes demokratëve dhe një gjë e tillë ishte dhe arsyeja pse nuk fituan në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Pjesë nga intervista:
Korreshi: Ngjarjet brenda PD po i kalojmë me shqetësim.
–Çfarë e penalizoi kandidatin në Lushnjë?
Korreshi: Kishim strukturë të përçarë, të dy kandidatët i kisha miq dhe isha në situatë të vështirë.
Shumë demokratë nuk dolën të votojnë, ai kandidat pati minusin sepse pjesa tjetër që quhet ‘Foltorja’ kishte kohë që punonte dhe kishte krijuar një strukturë më solide.
Aty dolëm të humbur, më shqetësuese është si do shkojë. Konflikti shkoi në linçime e sharje e ofendime personale dhe të gjithë e kanë përjetuar keq. Sot pritet një pajtim, ka një nxitim për të bërë zgjedhje në pd dhe nuk pajton shpejt gjakrat. Po shtohet divergjenca mes dy palëve, unë jetoj përditë në Lushnjë dhe e ndjej përçarjen në terren. Bashkimi është shoë mediatik.
-Kur keni komunikuar për herë të fundit me Bashën?
Korreshi: Ditën që u dorëhoq dhe kur erdhi në seancë e u afrua na dha dorën. Ne kërkuam dorëheqjen por me atë si individ nuk kemi gjë. Me grupin e Rithemelimit kam miq e shokë, jemi demokratë! Kam marrëdhënie të mira thuajse me të gjithë.
Me Berishën nuk kam asnjë debat, kundër Berishës nuk fiton asnjëri. Edhe po të pyesësh një njeri në 2 të natës këtë thotë, ai e fiton që të jemi të sinqertë./m.j