News 24 ka qenë sot në Himarë, ku gjatë një bashkëbisedimi me vajzën dhe babain e saj, ky i fundit deklaron se rasti i ngacmimit seksual të vajzës së tij, nuk është i pari për 72-vjeçarin Marko Guma.
Thoma Th. apelon drejtësinë që të hetohen edhe rastet e tjera e që 72-vjeçari të mos lihet i lirë në Himarë, ndërsa paralajmëron vetëgjyqësi. Babai i vajzës rrëfen për gazetarin Enrik Mehmeti se të gjithë në fshat janë në dijeni të së paku një tjetër rasti me një të mitur, por për shkak të mungesës së provave, vajza u cilësua si me probleme mendore. Ndërkohë vajza M.Th rrëfen se 72-vjeçari e kishte puthur në kokë edhe herë të tjera, por ajo nuk e kishte marrë për keq.
E mitura deklaron se pasi e kishte puthur dy herë, Marko Guma i kishte kërkuar të mos i tregonte babait, duke e kërcënuar se nëse kjo ndodhte do të vetëvritej me çifte. Ndër të tjera, vajza thotë se ndihet e frikësuar se kushdo që e prek i duket si i moshuari.