Ish drejtuesi i lartë i policisë dhe ish keshilltar i Presidentit Ilir Meta deri kur kandidoi per LSI ne qarkun e Durresit me 25 prill, Shemsi Prençi, ka qenë i ftuar në studion e Fax News ku ka folur lidhur me ngjarjet kriminale që kanë tronditur vendin ditët e fundit.
Prençi tha se ngjarjet kriminale po pasonin njëra tjetrën dhe se në to ishin të përfshirë grupime të strukturuara të cilët infiltrojnë persona të ndryshëm si në rastin e Dumanit.
Ish drejtuesi i lartë i policisë, tha se grupet kriminale infiltronin adoleshentët duke i joshur me makina luksoze dhe duke i stërvitur në mënyrë që në të ardhmen t’i përdornin.
Prençi: Në krim nuk janë të përfshirë fukarenjtë, janë të përfshirë ata që kanë para. Në maskaradën e ndodhur me ndërtimet në Tiranë nuk janë të përfshirë biznesmenë të pastër, por ata që janë të lidhur me krimin shtetëror.
Grupet e strukturuara kriminale, po të marrim fenomenin Dumani si shembull. Shiko, Dumani vetë, nuk është ndonjë organizatë kriminale. Dumani deri para 5 apo 6 viteve, nuk ka pasur bukë të hajë. Janë grupe të strukturuara kriminale të cilët i infiltrojnë, i studiojnë psikologjinë.
Zakonisht grupet kriminale joshin adoleshentët me makina luksoze dhe gjëra të tilla. I provojnë, i testojnë, i stërvisin nëpër palestra dhe në fund u kërkojnë të bëjnë krime. Po të shohësh sot lulëzojnë moshat e reja të rekrutuara në grupe kriminale./m.j