Sali Berisha ka zhvilluar këtë të hënë takimin e parë me një diplomat të huaj, që pas vendimit të gjykatës që solli në drejtim të Partisë Demokratike, Komisionin e Rithemelimit.
Sikurse bën me dije Berisha përmes një postimi në Facebook, ai është takuar me ambasadorin e ri të Çekisë në vendin tonë Karel Urban.
Berisha shprehet se e ka falënderuar Urban për ndihmën e çmuar që vendi i tij i dhënë Shqipërisë në dekada.
“Takim me ambasadorin e ri të Republikës së Çekisë në Tiranë, z Karel Urban!
Të dashur miq, sot prita në një takim ambasadorin e ri të Republikës së Çekisë në Tiranë. Përfitova nga rasti të falënderoj vendin dhe kombin e tij mik për ndihmën e çmuar dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në dekada.
Gjatë këtij takimi diskutuam gjerësisht mbi zhvillimet në Shqipëri dhe në rajon.
Theksova në këtë takim se Partia Demokratike ka qenë dhe mbetet parti e vlerave dhe integrimeve europiane dhe euroatlantike. Takimi ishte i hapur.”– shkruan Berisha ndërsa publikon dhe një foto nga ky takim.
Mbetet mister objekti i bisedes mes tyre, por kujtojmë që afera më e madhe e familjes Berisha, ajo e CEZ, ka lidhje pikërisht me çekët.
Dhe kane qene pikerisht çeket ata qe e kane hedhur kete ceshtje ne arbitrazh, Berisha po interesohet per te “fshire” emrin e familjes se tij permes lobimit?!/m.j