Ekonomia e Kinës u rrit me 6.9% në vitin 2015, krahasuar me 7.3% të një viti më parë, duke shënuar rritjen e saj më të ngadaltë në një çerekshekulli. Rritja vjetore e ekonomisë së dytë më të madhe në botë ishte në përputhje me pritshmërinë globale. Pekini, ndërkohë, kishte vendosur një objektiv zyrtar rritjeje prej “rreth 7%”, për vitin që sapo lamë pas. Pavarësisht shifrave zyrtare të fundit, transmeton TCh raportet, kryeministri i Kinës, Li Keçiang, ka thënë se do të jetë e pranueshme një rritje e ngadaltë e ekonomisë, për sa kohë krijohen vende pune të mjaftueshme. Në anën tjetër, analistët janë shprehur se një rritje nën 6.8% do të sillte një nxitje për stimul të mëtejshëm.