Ministria Ruse e Mbrojtjes ka mohuar pretendimet e Ukrainës se qindra civilë janë vrarë nga ushtarët rusë në Bucha.
Në një deklaratë, u tha se fotografitë dhe videoet e shumta të publikuara nga Ukraina ishin një provokim, duke theksuar se të gjitha forcat ushtarake ruse ishin larguar nga ky qytet të mërkurën.
Ukraina ka akuzuar ushtarët rusë për vrasjen e civilëve në rrugët e Bucha, dhe imazhet nga qyteti kanë sjellë reagimin e ashpër të udhëheqësve perëndimorë ndaj Rusisë.
/a.r