Mësohen të tjera detaje pas atentatit ndaj Nuredin Dumanit, që mbeti i plagosur pranë fshatit Papër në Elbasan.
Hetimet dëshmojnë se ai ishte në drejtimin e mjetit tip BMW gjatë momentit të atentatit.
Makina është qëlluar me plumba breshëri kallashnikov. 5 prej tyre prekën mjetin në krahun e shoferit, ndërsa tre të tjerë në pjesën e pasme dhe një në xhamin e parë. Pas këtij moment, i shumëkërkuari që ka mbetur edhe i plagosur, ka dalë nga makina dhe është pozicionuar për tu mbrojtur, por nuk ka qëlluar në asnjë moment në drejtim të autorëve që janë larguar. Gjatë marrjes në pyetje, 39-vjeçari i tha pilicisë së nuk mundi t’i shikojë autorët.
BMW x5 me të cilën lëvizte Dumani ka pasur numrin e shasisë të dëmtuar për të mos u identifikuar.
Në makinë u gjet edhe një bidon me 1.5 litra benzinë, çfarë shton dyshimet e hetuesve, që Dumani mund të kishte përgatitur një atentat dhe më pas mjeti do të digjej.
Përveç sekuestrimit të disa armëve që dispononte Dumani dhe miku i tij Henrik Hoxhaj policia ka gjetur edhe një shumë prej 2 mijë eurosh.
Referuar dosjes hetimore, në mjetin me të cilin lëvizte Hoxhaj janë sekustruar 1650 euro dhe një kartëmonedhe 10 mijë lekëshe.
/a.r