Liderët botërorë kanë dënuar sot skenat e lëna pas nga forcat ruse teksa tërhiqen nga Kievi.
Zv/kancelari gjerman Robert Habeck në një intervistë për gazetën Bild ka deklaruar se ky krim i tmerrshëm lufte nuk mund të mbetet pa përgjigje.
“Ky krim i tmerrshëm lufte nuk mund të mbetet pa përgjigje. Unë mendoj se kërkohet forcimi i sanksioneve. Kjo është ajo që ne po përgatisim me partnerët tanë të BE”, deklaroi ai.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se ishte e tmerruar nga raportet e tmerreve të papërshkrueshme në zonat nga të cilat Rusia po tërhiqet.
“Një hetim i pavarur nevojitet urgjentisht. Autorët e krimeve të luftës do të mbahen përgjegjës.”
/b.h