Këtë të dielë kanë mbërritur në ambientet e Gjykatës së Elbasanit mjekët e spitalit të Fierit që pak ditë më parë mjekuan Nuredin Dumanit pas atentatit në Papër.
Burime bëjnë me dije se prokuroria e Elbasanit ka kërkuar caktimin e masës arrest me burg për dy mjekët Ermal Gjeço dhe Julian Malaj, të cilët kanë ndihmuar dhe mjekuar Dumanin.
Ndërkohë kujtojmë se arrestimi i tyre është bërë pas atentatit ndaj Nuredin Dumanit i cili braktisi mjetin tip BMW pak metra larg vendit ku ndodhi atentati dhe u arratis drejt Fierit.
/b.h