Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me profesorë të Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku në fokus ishte siguria ushqimore dhe pikëpyetjet e ngritura për konsumin e pulave në një kohë kur gripi i shpendëve është i pranishëm në vend.
“AKU ka qenë prezent kontrolle të intensifikuara për t’i dhënë garancinë e duhur konsumatorëve se ato produkte të certifikuara, në dyqane të certifikuara janë brenda standardeve ushqimore Pas këtyre stabilimenteve dhe dyqaneve ka një zinxhir shumë të madh punëtorësh e cila është vënë sot në vështirësi shumë të mëdha”, tha Krifca.
“Në rastin tonë kemi shtama H5N8 që prek vetëm shpendët dhe nuk transmetohet te njeriu”, tha Kapllan Sula, pedagog në UBT
Aktualisht në Shqipëri janë 6 vatra të konfirmuara me gripin e shpendëve, në Divjakë, Devoll, Korçë, Durrës, Dibër dhe Vlorë.