Në një postim në faqen e Facebook, e cila menaxhohet ende nga zyra e vjetër e shtypit në PD, është bërë një përgënjeshtrim në lidhje me deklaratat e bëra nga Sali Berisha sot në qytetin e Shkodrës, në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Në njoftim, ku flitet në emër të grupit parlamentar, dhe me shumë gjasa është një deklaratë e bërë nga Alibeaj dhe Bardhi, thuhet se grupi i PD do të diskutojë dhe të mblidhet në lidhje me zgjedhjen e presidentit.
Berisha tha se çdo diskutim i bërë me Ramën për presidentin e ti është i pavlefshëm, dhe do të sillte klonimin e kryeministrit edhe në presidencë.
Postimi në Facebook:
Sqarim për mediat!
Grupi parlamentar i PD nuk ka nisur ende asnjë diskutim për sa i përket cështjes së presidentit të Republikës. Në ditët në vijim, për shkak se mund të jetë ne axhendën parlamentare, do të diskutohet me anëtarët e grupit për këtë cështje.
Qendrimet personale të askujt, aq më tepër të atyre që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD nuk kanë kurrëfarë lidhje me qendrimin dhe vendimarrjen e grupit parlamentar.
Ata që flasin sot për këtë cështje, në fakt, me ndryshimet kushtetuese të 2008, ia kanë mundësuar Edi Ramës ta zgjedhë, thjesht me vetëm votat e tij presidentin e vendit./m.j