Mbërrijnë në gjykatën e Elbasanit mjekët e spitalit të Fierit që do të përballen me masën e sigurisë, pasi kuruan në banesë Nuredin Dumanin, i cili mbeti i plagosur në Papër.
Mjekët e ndaluar janë Julian Mala, Ermal Gjeci dhe laboranti Bledar Berdalli.
Po ashtu në gjykatë ka mbërritur edhe 20-vjeçarja kosovare Mirjetë Hajdini dhe bashëpunëtori i Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhaj, i cili u kap me armë zjarri.
Mësohet se Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrest me burg për katër persona përveç laborantit që kërkohet masa siguris arrest shtëpie.
Në dëshminë e tyre paraprake dhënë për hetuesit, mjekët janë shprehur se nuk e dinin të shkuarën e Dumanit, dhe ata kanë zbatuar betimin e Hipokratit gjatë mjekimit të tij.
Akuza që rëndon ndaj tyre është ajo e moskallëzimit të krimit, për shkak se nuk kanë njoftuar policinë në lidhje me plagosjen e Dumanit.