Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ende nuk ka një emër për President, por hodhi poshtë mundësinë e një konsensusi me Ramën për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
Gjatë një deklarate nga Shkodra ai tha se s’do votojë kandidatët e Ramës.
“Jam i bindur se të rinjtë shqiptarë do ngrihen fuqishëm për të rikthyer votën e lirë. Nuk jam takuar sot për herë të parë me deputetët në Shkodër. Është një bashkim i padiskutueshëm me deputetët e Shkodrës që i nderoj dhe respektoj, të gjithë deputet e PD. Është koha të bashkojë forcat përballë një regjimi që përbën një organizatë kriminale. Kur janë me kollare dhe kostume, është super-organizatë. Edi Rama është dezekuilibruar sepse e sheh që ngado që lëviz del ai që është. Kam besim se me qytetarët e Shqipërisë dhe shkodranët i ka kohërat e numëruara.”
“Ne si opozitë s’kemi emër për President, jo s’kemi. Absolutisht jo, s’do votojmë kandidatët e Edi Ramës, do të thotë të çosh kopjen e tij në Presidencë”, tha ai.
Konsensus me Edi Ramën?
Të puthësh me Judën. Edhe në gjumë ngrihet nga unë. Do e mund siç e kam mundur herët e tjera.
g.koosvari
Kush i vrau dhe i qau kater demokratet e 2 Prillit