1815- Lindi burrështetasi dhe politikani gjerman Otto von Bismark, kancelari i parë i perandorisë së bashkuar gjermane, i njohur si “Kancelari i Hekurt”. Ai kryesoi Kongresin e Berlinit në 1878, në të cilin fuqitë evropiane vendosën një ekuilibër të ri fuqie në Evropën Juglindore, ku në Ballkan synimi i Rusisë për të krijuar një Bullgari të madhe u pengua dhe Serbia e Mali i Zi fituan njohje ndërkombëtare. Shqipëria do të ishte ende nën Perandorinë Osmane.
1948- Fillon bllokada sovjetike e Berlinit.
1976- Vdiq në Paris piktori dhe skulptori gjerman Max Ernst, një nga themeluesit e lëvizjes dadaiste në Këln. Në vitin 1924, në Paris, u bashkua me surrealistët dhe u bë një nga përfaqësuesit më të shquar të asaj lëvizjeje. Ai prezantoi teknikat e reja të fotografisë me kolazh dhe rrota në pikturën bashkëkohore. Ai lindi në vitin 1891.
2001- Ish-presidenti i Serbisë dhe RF të Jugosllavisë Slobodan Millosheviç arrestohet në Beograd me akuzën për shpërdorim të pozitës së tij gjatë sundimit të tij dhjetëvjeçar (1990-2000) dhe për përfitime personale si edhe për Partinë Socialiste të Serbisë. Millosheviçi u dorëzua nga autoritetet serbe në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës në Hagë në qershor të atij viti.
2003- Vdiq Michael Jeter, aktori amerikan i teatrit dhe filmit, i cili luajti rolin e zotit Noodle në serialin e famshëm për fëmijë “Sesame Street”.
2010- Vdes në moshën 92-vjeçare aktori amerikan i filmit dhe televizionit John Forsythe. Ai fitoi popullaritet në mbarë botën me rolin e Blake Carrington në serialin “Dynasty”.
2017-Vdiq në moshën 85-vjeçare në Shtetet e Bashkuara poeti, romancieri, regjisori dhe skenaristi rus Yevgeny Yevtushenko, simbol i një epoke të Bashkimit Sovjetik. BETA