Forcat ukrainase kanë rimarrë qytetin Bucha, afër kryeqytetit Kiev. Sipas kryebashkiakut të këtij qyteti Anatolii Fedoruk, 31 marsi do të hyjë në histori si dita e çlirimit të Buchas.
“31 Marsi do të hyjë në historinë e qytetit tonë… si dita e çlirimit të tij nga (forcat) ruse,” tha kryebashkiaku në një video të premten, e cila duket se është filmuar jashtë bashkisë së Bucha.
Këtë javë Rusia u zotua të zvogëlojë në mënyrë drastike operacionet ushtarake rreth Kievit dhe Chernihiv në Ukrainën veriore.
Forcat ukrainase kanë kundërsulmuar Rusinë në një numër zonash pranë Kievit dhe më gjerë – siç tregohet edhe nga harta./m.j