Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo ka folur ditën e sotme përballë gazetares Klementina Cenkollari ne ‘mcn’ për zgjedhjet e Pergjithshme që do të zhvillohen ditën e diel në Serbi.
Milo tha se rikonfirmimi i Vuçiç është gati i sigurtë madje dhe sondazhet e nxjerrin fitues presidentin serb.
Rikonfirmimi që mund të ndodhë më zgjedhjet e së dielës është gati i sigurt siç tha edhe Nakovic. Të gjitha sondazhet e nxjerrin fitues. Problemi qëndron nëse do i duhet raundi i dytë. Nuk ka lidhje fitorja e Vuçiçit me stabilitetin në rajon. Politika e Vuçic në adresë të Kosovës he Bosnjë Hercekovinës nuk ka qenë paqësore dhe as në kërkim të një zgjidhje paqësore. Nuk mund të themi që Vuçiçi është faktor stabiliteti. Edhe në zgjedhjet parlamentare partia e Vuçiçit do të marrë shumicën e vendit, por mendohet se opozita mund të shkojë 15-20 përqind të votës. Mendohet se do të jetë në diskutim bashkia e Beogradit.
Për sa i përket parimit të neutraliteti ushtarak Milo tha se Serbia i përmbahet vetëm formalisht këti parimi pasi nuk është shtet neutral në raport me Serbinë.
Parimi i neutralitet ushtarak është i kompromentuar se Serbia i përmbahet vetëm formalisht këtij parimi. Serbia nuk është neutrale në raport me Rusinë, ajo e ka një bashkëpunim ushtarak me të. Serbia nuk iu bashkua sanksioneve të BE. Nuk kemi të bëjmë me një neutalitet ushtarak, është një fasadë që mbështët qëndrimin e Vuçic. Ai dëshirojë ta fuqizojë marrëdhënien me Rusinë. Pragmatizmi i Vuçiçit që ta ketë mire me të gjithë (por me shumë me Kinën dhe Rusinë) është një pragmatizëm që nuk i intereson SHBA-së dhe BE. Perëndimi duke dashur ta afrojë Serbinë e toleron dhe mbështet Vucic-in. Vuçiçit i intereson marrëdhënia e ngrirë Serbi-Kosove. Fakti që Vucic qëndron kaq gjatë e ka një meritë. Opozita serbe është e dobët është e përçarë. Vuçic si në Tiranë nuk ka një alternativë të besueshme. Për rrjedhojë Vuçiç vazhdon të qeverisë. Një aspekt tjetër që e dëmton stabilitetin e rajonin.
Njerëzit që abuzojnë shtrojnë rrugën e autoritarizmit, demtojnë thelbin e demokracisë, eksportojnë paqëndrueshmëri. Serbia njihet si nyje kryesore në Ballkanedhe për shkak se Perëndimi nuk thotë me emrin e duhur se çfarë përfaqëson qendrimi i Vuçiç. Në Ballkanin Perendimor sot Perëndimi ka vetëm 2 liderë politikë që mund të mbështeten për ta ruajtur Ballkanin Perendimot nga krizat , një është në Tiranë një në Beograd. Prandaj shihet në mënyrë pozitive Ballkani i Hapur.
Biseda u ndal edhe tek fakti që Serbia vazhdon traditën në marrëdhënien me vendet e lindjes.
Tradita luan një rol për shkak se Jugosllavia merrte pjese në levizjen e të Paangazhuarve ku merrte pjesë dhe Tito. Jugosllavia ishte lidere, ka traditë në marrëdhënie me Lindjen e Mesme, ndikimet vazhdojnë, është nja faktor por nuk është i vetëm. Serbia është ndër vendet e Ballkanit Perendimor që ka më shumë stabilitet dhe kjo tërheq investitorët e huaj. Serbia përfiton nga statusi i saj dhe nga fajkti që është vendi më i madh dhe nga fakti se ka ditur Vuçiç ka krijuar një ambient të tillë./m.j