Një 61-vjeçar në Korçë është vënë në pranga pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur. Gazetarja e Klan Neës, Daniela Zisi, ka mësuar, se i arrestuari është Jani Kallanxhi.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit J. K., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar veprën penale “Ngacmimi seksual”, me vajzën e tij të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas asaj që ka mësuar gazetarja, vajza është 8 vjeçe. Raportohet se e vogla dhe mamaja e saj janë me probleme mendore. Jani Kallanxhi jetonte bashkë me vajzën, e cila ka probleme të shëndetit mendor.
Ata kanë qenë të pastrehë dhe janë strehuar nga shërbimet e Bashkisë së Korçës. Punonjëset sociale të bashkisë pas dëshmisë së vajzës për të atin kanë bërë denoncimin në polici.
Kallanxhi është mbajtur për disa ditë nën vëzhgim nga policia dhe më pas është ndaluar. 8-vjeçarja është dërguar në një qendër rehabilitimi në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.
/a.r