Pavarësisht kushteve atmosferike aspak të favorshme, rreth 1500 elektricistë ndodhen në gjendje gatishmërie, duke punuar për eliminimin e avarive.
Nga raportimi i orës 11:00, situata e furnizimit paraqitet e përmirësuar në masën 60%, në raport situatën e orës 07:30.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, OSSH Sh.A, pjesë e OSHEE Group Sh.A, po ndjek me vëmendje situatën e furnizimit me energji elektrike dhe problematikat në rrjet si pasojë e motit të keq me stuhi ere dhe reshje intensive që ka përfshirë vendin 24 orët e fundit.
Në terren janë angazhuar grupe të avarisë së 11 drejtorive rajonale të cilat po riparojnë defektet kryesisht në rrjetin e tensionit të ulët dhe të mesëm.
Aktualisht rajonet më të prekura nga defektet janë Kavaja, Burreli dhe Shkodra.
Defektet janë të llojit si këputje percjellsash, thyerje izolatoresh, dëmtime kabllosh, shkarkuesash, bashkime percjellsash etj.
Veshtiresi në riparimin e rrjetit paraqitet në zonat rurale pasi janë linja ajrore, në terren të vështirë, etj.
/a.r