8 minatorë kanë ndërruar jetë dhe mbi 20 janë plagosur pasi një pjesë e një miniere qymyri në Serbi pranë Sokobanjës është shembur. Si pasojë, minatorët kanë mbetur të bllokuar.
Aksidenti ka ndodhur në orën pesë të mëngjesit të ditës së sotme. Mësohet se në turn ishin 49 minatorë.
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Aleksinac, Goran Vidiq, ka deklaruar për RTS-në se në spital janë trajtuar 18 minatorë të lënduar.
“Për momentin nuk kemi asnjë problem me kapacitetet në spital,” tha Vidiç.
Ai po ashtu tha se kanë qenë në kontakt me menaxherin e minierës, i cili u ka konfirmuar se 49 minatorë kanë qenë në detyrë në momentin e aksidentit.
/a.r