Nafta ka pësuar sërish ulje në treg në pikat e karburantit. Edhe pse Bordi i Transparencës ende nuk ka publikuar çmimet e reja, në karburante ato janë pasqyruar.
Nafta sot shitet me 231 lekë për litër, duke rënë me 6 lekë të tjera, ndërsa benzina ka pësuar një rritje të lehtë me 1 lekë, duke u shitur në treg 212 lekë/ litër.
Çmimi i gazit ka rënë në 115 lekë/litri, nga 116 për litër që shitej në ditët e kaluara. Pra një rënie e lehtë pas rritje me 6 lekë që pësoi 2 ditë më parë.
Kjo ulje e çmimit të karburantit vjen pas rënies edhe në bursën ndërkombëtare, pasi këtë të premte 1 fuçi naftë luhatet në vlerën 102-103 dollarë. ndërkohë pak ditë më parë çmimi për fuçi arriti deri në 120 dollarë në datat 24 dhe 25 mars. Ndërkohë në krahasim me fillimin e muajit mars, çmimi sot është 10 dollarë fuçia më pak.
g.kosovari