Data 1 prill njihet në shumë vende si Dita e Gënjeshtrave. Megjithëse është kthyer tashmë në një traditë në shumë vende, shumë nuk e dinë se nga e ka prejardhjen kjo ditë. Nëse edhe ju bëni pjesë në këtë grup njerëzish, po ju japim një informacion të shkurtër.
Dita e 1 prillit dikur festohej si dita e Vitit të Ri, por me ndyshimin e kalendarit nga Julian në Gregorian, në 1582 nga Papa Gregory XIII, dita e Vitit të Ri u vendos më 1 janar.
Megjithatë, disa njerëz vazhdonin të gënjenin veten dhe të tjerët rreth tyre dhe e festonin këtë ditë më 1 prill, ndërsa të tjerët talleshin me ta duke i quajtur “budallenj”.
Por, ky nuk është shpjegimi i vetëm. Sipas shpjegimit të profesor Joseph Boskin, kjo ditë e kishte prejardhjen gjatë periudhës së sundimit të Konstantinit, kur një shakaxhi i quajtur Kugel i tha perandorit se ai mund ta drejtonte më mirë perandorinë.
Kostantini e mori me të qeshur këtë gjë dhe e lejoi Kugel-in të bëhej perandor për një ditë, në datën 1 prill, të cilën Kugeli e shpalli Ditën e Gënjeshtrave.
Ky shpjegim u publikua në vitin 1983 nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve Associated Press, por kishte një problem: Boskin e kishte trilluar këtë gjë për të bërë një shaka për 1 prillin.
Associated Press iu desh disa kohë që ta kuptonte që kjo ishte gënjeshtër dhe u detyrua më pas t’u kërkonte falje lexuesve.
Sot 1 prilli festohet në Europë si Dita e Gënjeshtrave dhe njerëzit bëjnë rrengje e shaka të ndryshme me njëri-tjetrin.
/a.r