Jo vetëm Icardi, por edhe partnerja e tij, Wanda Nara përflitet se ka pasur një lidhje të fshehtë me badigardin e saj.
Kjo bëri që argjentinasi ta pushonte atë nga puna.
Por aludimet u shtuan kur nëpër media u përfol që Wanda dhe badigardi i saj kishin kaluar momente romantike tek apartamenti i saj pas një feste në Argjentinë.
Për të shuar dyshimet ka menduar vetë badigardi. Emri i të cilit është Agustin Longeira.
“Pikë së pari Icardi nuk më pushoi nga puna.. Kontrata mbaroi kur ata erdhën për pushime në Argjentinë. Kur festa mbaroi unë e çova Wandan në shtëpinë e saj dhe u largova. Ajo dhe unë ishim vetëm për pak minuta. Kishte një bisedë mes nesh, por asgjë më shumë”, tha badigardi.
g.kosovari