E ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, deputetja e PD Ina Zhupa, është shprehur se nuk do t’i bashkohet Lulzim Bashës, nëse ky i fundit do të krijojë një forcë të re politike.
Zhupa tha se ajo do të vijojë të jetë pjesë e pandarë e PD, ndërsa shtoi se nuk beson që Basha të krijojë një forcë të re politike dhe se ai ka ende mundësi për të dhënë kontribut në Partinë Demokratike.
Pjesë nga Biseda:
Xhokaxhi: A do t’i bashkoheni zotit Basha nëse krijon një parti politike?
Zhupa: Unë jam tek PD. Por unë mendoj se Lulzim Basha është një njeri që mund të kontribuojë brenda PD-së, prandaj kam propozuar që në mbledhje të jetë edhe Basha edhe Berisha. Unë do të qëndroj te PD kjo është pak por e sigurtë.
Xhokaxhi: Sa mbështetje i kanë ngelur Bashës në grupin e PD?
Zhupa: Të them të drejtën do dukesha sikur do gënjeja po të thoja se këta janë njerëzit e Bashës dhe këta të Berishës. Në mbledhjen e fundit me zotin Basha të gjithë anëtarët në mbledhje i kërkuan zotit Basha të bënte një hap pas, dhe këtë kërkesë ai e materializoi duke dhënë dorëheqjen. Tani nuk e di të them se në cilat pozicione kanë sot në raportin mes Bashës dhe Berishës, pro të gjithë deputetët mendojnë për bashkimin.
g.kosovari