Dita e diel u shoqërua me reshje të shumta dëbore në malin e Dajtit në Tiranë, dhe siç ndodh shpesh shumë qytetarë të Tiranës i’u drejtuan kësaj zone atraktive.
Dhe për ta bërë një udhëtim sa më të bukur, shumë qytetarë zgjodhën teleferikun për t’u ngjitur në malin e mbuluar nga dëbora.
Por videoja e mëposhtme tregon se ky udhëtim nuk ishte aspak i lehtë. Qindra qytetarë shtyhen dhe presin në radhë për të hipur në teleferik.