Shkëmbimi i zjarrit në Elbasan, e la të plagosur edhe vetë Nuredin Dumanin. Edhe pse me plagë të rëndë në kurriz, ai tentoi të shpëtonte edhe një herë të fundit duke u larguar drejt Fieri, që e kishte si folenë e tij për tu fshehur.
Atje Dumani kishte edhe një vend ku strehohej, një apartament në të cilin bashkëjetonte me një vajzë nga Kosova.
Pas arrestimit në Fier, Dumani u soll në Tiranë ku u shtrua në spitalin e Traumës. Mësohet se Dumani ka kryer një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale, pasi plumbi i marrë në shpin ka depërtuar deri pranë mushkërisë.
Mësohet se plumbi edhe pas ndërhyrjes nuk është hequr për shkak të komplikacioneve që mund të shkaktohen.
Pritet që në orët në vijim ai t’i nënshtrohet edhe një operacioni tjetër për të hequr plumbin, nëse gjendja e tij do përmirësohet. Megjithatë mjekët shprehen se është në gjendje stabël.
Ndërkohë forca të shumta policia po ruajnë vrasësin serial Nuredin Dumani në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ka mbërritur i plagosur mbrëmjen e djeshme pasi u arrestuan në një shtëpi që kishte marrë me qira në Fier.
Spitali ku ndodhet është ruajtur gjatë gjithë natës. Dy patrulla policie ndodhen vetëm ne pjesën e jashtme të spitalit, kurse në reanimacion është një tjetër grup.
Si do procedohet më tej?
Në momentin që do ketë një gjendje më stabël të Dumanit janë prokurorët e Elbasanit dhe policia që do i komunikojmë masat arrest me burg ose në mungesë duke qenë se ka qenë i arrestuari ka qenë në kërkim për 2 ngjarje, për vrasjen e Bujar Çelës dhe të Durrësit.
g.kosovari