“U tmerruam nga zhurma”. Këto janë fjalët e një prej banorëve të pallatit ku fshihej i shumërkërkuari Nuredin Dumani, të cilët janë bërë dëshmitar ditën e djeshme të një arrestimi të bujshëm nga policia në Fier.
Duke folur sot për mediat, fqinjët kanë deklaruar se banesën me qira Nuredin Dumani e kishte marrë para një jave.
“Mbrëmë pamë një tmerr, po u binin dyerve me sende të forta. Unë banoj në kat të tretë. Ata ndodheshin në kat të katërt”, thanë fqinjët.
Mësohet se Dumani jetonte me një femër me shtetësi të huaj. Në katin e fundit të pallatit në Fier, Dumani jetonte prej disa ditësh, teksa ruhej nga 40-vjeçari Henrik Hoxhaj, i cili gjithashtu u arrestua nga policia dje me një pistoletë në brez, në oborrin e pallatit.
g.kosovari