Një vajzë e re është plagosur rëndë gjatë orëve të mbrëmjes në Tiranës teksa është përplasur nga një automjet në qendër të kryeqytetit.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja ndërkohë po punohet për identifikimin dhe ndalimin e tij.
Siç shihet dhe në foton më poshtë, pranë vajzës duken disa kalimtarë në përpjekje për ti ardhur në ndihmë. Ajo u transportua menjëherë në spital, ndërkohë nuk ka të dhëna për gjendjen shëndetësore e të aksidentuarës.