Nën tymin e plehrave të djegura është zgjuar mëngjesin e sotëm qyteti i Vlorës.
Gjatë natës së djeshme i është vënë flaka fushës së mbetjeve në qytetin e Vlorës, duke shkaktuar ndotje. Sipas informacioneve të para janë lajmëruar shërbimet publike, ujësjellësi dhe zjarrfikësja për të vënë situatën nën kontroll.
Ende nuk ka informacione të mëtejshme lidhur me ngjarjen, por është duke u punuar për vënien e situatës nën kontroll.
g.kosovari