Ushtarët rus kanë rrëmbyer një gazetare ukrainase. Këtë gjë e ka bërë të ditur agjensia e lajmeve NEXTA me anë të një postimi në Twitter.
Në njoftim shkruhet se forcat ruse kanë rrëmbyer gazetaren Irina Dubchenko, pasi mendohet se ajo kishte fshehur një ushtar ukrainas të plagosur në shtëpinë e saj.
/b.h