Gazetarja 25-vjeçare, Irina Sushkov mbeti e ve pasi bashkëshorti i saj u vra nga sulmet ruse.
Ajo e mori vesh lajmin për vdekjen e të shoqin, ndërsa ishte në krye të detyrës në qytetin Obozrevatel.
Bashkëshorti i Irinës, 30-vjeçari Victor Sushkov u vra teksa shërbente në Forcat Ajrore të Ukrainës.
Në postimin më emocionues të jetës së saj ajo shkroi : Unë jam ulur pranë burrit tim të vdekur, jeta ime qëndron pranë meje në një arkivol të mbyllur. Jeta ime që më fshiu lotët dhe më tha se nuk do të largohej kurrë… Është sikur nuk ekzistoj më. Ai ishte një njeri i pastër, i sjellshëm dhe i denjë, më i miri në gjithçka.”
“E dija se çfarë sysh do të kishin fëmijët tanë. Kam menduar shumë kohë më parë se çfarë të të dhuroj për përvjetorin e parë të martesës dhe më duhej të zgjidhja një kurorë për varrin. I mallkoj këta fashistë për ty, i dashur, për fëmijët tanë të palindur me ty, për jetën e vjedhur, tënden dhe timen. Unë jam ulur pranë burrit tim të vdekur, jam një e ve në moshën 25 vjeç. Më kanë vjedhur jetën jo-njerëzit, Rusia më vodhi jetën. Rusia duhet t’i japë fund agresionit të saj tani dhe të tërheqë forcat e saj”, shkruan e reja në postim./m.j