Autoritetet në Gjermani kanë arrestuar një refugjat 26-vjeçar nga Algjeria për shkak të dyshimit se ka qenë pjesëmarrës në sulmet seksuale që ndodhën natën e Vitit të RI në Këln.
“Një refugjat i paidentifikuar është arrestuar gjatë vikendit në kampin e refugjatëve në qytetin Krepen”, thuhet nga zyra e prokurorit në Këln.
Zëdhënësi i Prokurorisë në Këln ka thënë sot se 497 femra kanë lajmëruar sulmet seksuale gjatë natës së Vitit të Ri, përfshirë edhe tri dhunime.
Algjeriani i arrestuar është personi i parë për të cilin do t’i ngritët aktakuzë për dhunë seksuale, dërsa kundër 21 personave tjerë është ngritur kallëzim penale.
Sulmet masive ndaj femrave në qytetet gjermane që ndodhën gjatë festive të fundvitit kanë kthyer kritika të ashpra ndaj politikave për refugjatë të kancelares Angela Merkel.