“Speigel”, e përditshmja gjermane, shkruan se Merkel ka humbur besimin e qytetarëve gjermanë dhe sondazhet flasin qartë.
Në rast dorëheqje të Merkel favoritja absolute do të ishte pikërisht Klockner.
Klockner ka qenë anëtarë e Bundestagut deri në vitin 2011.
Ajo shihet si favorite në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në 13 mars në Landin e saj që ka 4 milionë banues, përcjell Tema.
Vjen nga një familje prodhuesish verërash dhe është zgjedhur si “Mbretëresha e Verës” në 1995.
Pas studimeve në Shkenca Poltike, pedagogji dhe Teologji, ka punuar si gazetare, fillimisht në radion e Mainzit dhe më pas si drejtoresha e revistës së përmuajshme “Sommeiller”.
Nga pikëpamja politike është kundër abortit por e hapur ndaj refugjatëve.
“Mjafton të mbajnë duart në vendin e duhur, ndryshe i përzë”, ka deklaruar ajo pas ngjarjeve të Këlnit.
Sharmante, e qeshur dhe mjaft inteligjente, veç kësaj me një eksperiencë të konsiderueshme si gazetare dhe anëtare e Bundestagut, Julia shihet si kancelarja e ardhshme e Gjermanisë.
Megjithatë koha do të tregojë nëse ajo do të jetë “zonja e ardhshme e hekurt e Gjermanisë”.