Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov në një video-konferencë me mediat serbe ka vlerësuar Serbinë duke e lavdëruar atë për refuzimin e saj në vënien e sanksioneve kundër Moskës duke thënë se ka marrë ‘vendim të mençur’.
“Ne respektojmë thellësisht popullin serb, kulturën serbe, historinë serbe dhe përkushtimin ndaj miqve tradicionalë”, ka thënë Lavrov
“Ne jemi të sigurt se ata do të vazhdojnë të marrin vendime të mençura në këtë situatë”.
Ndonëse Serbia ka votuar në të mirë të rezolutës së Kombeve ë Bashkuara që dënon pushtimin rus, Beogradi nuk u është bashkuar sanksioneve që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vënë kundër Moskës.
Lavrov ka thënë se sanksionet “janë përpjekje e Shteteve të Bashkuara për të imponuar hegjemoninë e tyre” në Ballkan, dhe ka shtuar se Perëndimi është duke tentuar “të izolojë Rusinë”, në rajonin që ka përjetuar luftë shkatërruese në vitet 1990.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Ai ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës. /REL/
Pushtimi rus është dënuar nga ShBA NATO Bashkimi evropian ( vetëm vendet antare të Natos). Jam kundër pushtimit rus në Ukrainë ,por jam dhe kundër hipokrizisë së ShBA NATO dhe Be,. Amerika pushtoi dhe bëri grushte shteti në vendet që s mendojnë si ajo.Në Libi, Tunizi Marok Siri Afganistan,Irak etj.Nuk janë banorët e këtyre vendeve qytetarë të botës sonë?.Si s,ndjehet përgjegjëse Amerika për bombardimet në Nagasaki dhe Hiroshima të Japonisë? Për luftrat e padrejta në Vietnam,ku lanë kockat rreth 60000.ushtatë amerikanë? Si nuk i erdhi keq po Amerikës kur vrau në Irak mbi 1 milion njerëz të pafajshëm? Çfarë është Amerika? Sunduesja e.botës? Jo! Bota është e bukur se është plot ngjyra,plot gjallesa të ndryshme,plot njerëz e kombe të ndryshme, plot kultura dhe qytetërime të ndryshme,ku ato mund të ballafaqohen,por jo të zhduken.Jam kundër totalitarizmit, kundër hegjemonisë, kundër diktaturës, kundër neonazizmit, kundër imperializmit amerikan