Në një kohë kur në SHBA po diskutohet për forcimin e masave mbi përdorimin e armëve, gazeta e përjavshme me bazë në Bruksel, “Politico”, bën një paralele me atë që ndodh në Shqipëri. Jack Davies, gazetar i lirë me bazë në Kosovë shkruan se vdekjet e shkaktuara me armë zjarri në Shqipëri janë më shumë se dyfishi i atyre në SHBA, raporton Panorama.
Në shkrimin me titull “Kultura evropiane e armëve më vdekjeprurëse se ajo amerikane”, Politico raporton se, 12 mijë njerëz janë vrarë në Shqipëri që pas vitit 1991 vetëm nga gjakmarrja.
Dhuna e shkaktuar nga gjakmarrja në Shqipëri arriti pikun në fundin e viteve ‘90. Duke iu referuar Komitetit Kombëtar të Pajtimit, të themeluar në vitin 1990, “Politico” shkruan se përllogaritet që 12 mijë njerëz kanë vdekur si rezultati i gjakmarrjes që prej vitit 1991.
Gazeta i referohet ngjarjeve të vitit 1997, duke thënë se vendi ishte në prag të luftës civile dhe se skemat piramidale zhdukën brenda natës gjysmë e GDP-së së Shqipërisë.
“Askush nuk e disa sesa armë janë sekuestruar pas atyre ngjarjeve. Qeveria përllogarit se janë gjati gjysmë milioni, por burime të tjera thonë se janë gati dyfishi. Ajo ç’ka është e qartë është se armët e vjedhura kanë sjellë më shumë se 1 mijë të vdekur vitet e fundit”, shkruan “Politico” duke iu referuar një studimi të Institutit të Shëndetit në Universitetin e Uashingtonit.
“Ka të paktën 210 mijë armë zjarri ilegale në Shqipëri, në një vend me vetëm 3 milionë popullsi. Kjo do të thotë se 1 në 13 qytetarë është i armatosur dhe kjo e shpjegon më së mirë numrin e lartë të vrasjeve me armë.”
Në një kohë kur mediat lokale në Shqipëri raportojnë me bujë vrasjet me armë në SHBA, sipas statistikave shkruan “Politiko” numri i vrasje në Shqipëri është më i lartë në këtë vend. Ndërsa Zyra për Drogën dhe Krimet në OKB thotë se vrasjet në Shqipëri arritën majën në vitin 2010 dhe që prej atëherë janë në numër shumë të larta.
PANORAMA