Presidenti estonez Alar Karis ka shkruar një artikull për Financial Times ku paralajmëroi se Kremlini “po kërkon të ngrejë një perde të re të hekurt në Evropë”.
Ai shkroi: “Estonia është një nga 14 vendet – pothuajse gjysma e anëtarëve aktualë të NATO-s – që iu bashkuan aleancës në faza të ndryshme gjatë çerek shekullit të kaluar. Të gjithë e panë anëtarësimin si një mjet për të mbrojtur veten kundër agresionit të mundshëm rus”.
“Ne u pranuam në NATO, krahas Shqipërisë, Bullgarisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Hungarisë, Letonisë, Lituanisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë”.
“Por disa qeveri nuk i morën seriozisht paralajmërimet tona për Rusinë. Tani ata e shohin se ne kishim të drejtë”.
Presidenti estonez shtoi: “NATO tani duhet të përgatitet për kërcënimet e ardhshme. Le të pranojmë se agresioni rus kërcënon të gjithë botën demokratike, veçanërisht ato vende që janë më afër Rusisë”.
“Le të pranojmë se Putini përbën një kërcënim ushtarak për të gjithë ne”.
/b.h