Mbrojtësi i Liverpoolit, Mamadou Sakho, ka deklaruar se i ka dëgjuar lojtarët e Manchester Unitedit teksa i bërtisnin njëri-tjetrit në pushim mes pjesëve në ndeshjen e Premier Ligës të dielën. Skuadra e Louis van Gaalit fitoi tre pikë në Anfield falë golit të Ëayne Rooneyt të shënuar në minutën e 78-të. “United ishte me fat dhe ata e dinë këtë. I dëgjonim teksa i bërtisnin njëri-tjetrit në dhomat e zhveshjes. I kemi shkel”, ka thënë lojtari për Canal +. United tani është në vendin e pestë në Premier Ligë.