Selia Blu është zhveshur nga peshat e rënda të dyerve dhe dritareve të blinduara.
Prej disa ditësh në selinë e demokratëve, është punuar me orë të zgjatura për të hequr të gjitha materialet, logot dhe banerat e vendosur disa ditë përpara protestës së 8 Janarit.
Heqja e “blindave” nga PD, ka ardhur pasi Gjykata njohu Komisionin e Rithemelimit si organi drejtues i PD duke pranuar kështu ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 dhjetorit.
Në PD kanë nisur negociatat për të bashkuar grupet mes deputetëve që më parë u rreshtuan krah Bashës dhe grupit të Rithemelimit.